Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetim pasuror ndaj Tahirit, iu nis shkresë edhe bankave
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht hetim pasuror për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin raporton televizioni “Fax News”. Prokuroria kërkon të dhëna financiare për Tahirin.
Po kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gati shkresën zyrtare për bankat e nivelit të dytë pasi kërkon të dhëna financiare të ish-ministrit. Krimet e Rënda iu kanë nisur shkresë ZPRR-së, Tatimeve dhe Doganave. Mësohet se ky hetim vjen si bashkëpunim me ILDKP-në. vi

