Prokuroria e Kukësit ”përplaset” për Fjolla Morinën
Prokuroria e Kukësit përplaset për çështjen e Fjolla Morinës. Drejtuesja e prokurorisë ka dalë kundër prokurorit të çështjes dhe kërkon që këngëtarja të gjykohet për trafik armësh në bashkëpunim me dy të tjerët, Fisnik Syla dhe Fitim Muja.
Kurse prokurori i çështjes ka ngritur akuzë vetëm për Fjollën për armëmbajtje dhe ka kërkuar pushimin për dy të tjerët.
Fjolla u arrestua në pikën kufitare të Morines, së bashku me Sylën dhe Mujën, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, policia i gjeti një pistoletë me 23 fishekë.