Prokuroria: Lirimi i Tafilit, në kundërshtim të hapur me ligjin

Prokuroria reagoi pas lirimit të Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e një zyrtari të lartë të Policisë.

Prokuroria e quan lirimin e tij në kundërshtim të hapur me ligjin.

Organi i akuzës thotë se ka bërë ankimim ndaj vendimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEKLARATA

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka pranuar kerkesen e te denuarit Genci Tafili i cili vuante denimin ne IEVP Fushe-Kruje per lirim para kohe me kusht dhe ka urdheruar lirimin e tij te menjehereshem nga vendi i vuatjes se denimit duke e urdheruar ate qe te mbaje kontakte me Zyren e Sherbimit te Proves Kruje.

Ne gjykojme se ky vendim i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje eshte marre ne kundershtim te hapur me ligjin dhe se perben shkak qe nese cmohet si i tille edhe nga ju te informohet Keshilli i Larte i Drejtesise per te verifikuar veprimtarine ne kundershtim me ligjin te gjyqtares per kete rast.

I denuari Genci Tafili qe eshte liruar me kusht ka qene duke vuajtur denimin per vepren penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c te K.Penal, konkretisht behet fjale per vrasjen e Drejtorit te Policise se Shkodres, Arben Zylyftari dhe i kishin mbetur per te vuajtur me shume se tre vjet burgim.

Megjithese ai rezulton te jete nje person me rrezikshmeri te larte, as kjo rrethane dhe as rrethanat e tjera te parashikuara ne ligj nuk jane marre ne konsiderate nga gjyqtarja ne fjale.

Neni 64 i K.Penal , “ Lirimi me kusht “ , parashikon shprehimisht se “ ….. nuk lejohet lirimi me kusht per te denuarin perserites per krime te kryera me dashje si dhe per te denuarit per kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i trete nenit 100 te K.Penal”.

Ne rastin konkret megjithese dispozita ndaluese per nenin 79/c eshte nje dispozite urdheruese dhe per kete shkak prokurori ne seance ka kerkuar qe te rrezohej kerkesa e te denuarit , ne menyre flagrante Gjykata e ka injoruar kete pengese ligjore dhe ne shkelje te plote te ligjit ka urdheruar lirimin e tij.

Vendimi i Gjykates eshte ankimuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kruje qe te nesermen e dhenies se tij dhe ne do te vazhdojme te ndjekim ne vazhdimesi ecurine e procesit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?