Protesta e Berishës dhe Metës. Shkuan para parlamentit, folën, “rrëzuan” kryeministrin dhe ikën!

Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili-

Edhe sot asgjë e re nga FRONTI I OPOZITES!

E njëjta skemë si çdo herë; ca deputetë të PD-së bëjnë sikur po hyjnë me forcë te dera e parlamentit, kur e dinë se nuk futen dot. Paralel me këtë veprim dhjetëra protestues bërtasin “Poshtë Rama”. Hedhin ndonjë tymçe dhe presin liderët e opozitës, Berishën dhe Metën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata vijnë te protestuesit që nuk janë të shumtë. Flasin, ligjerojnë dhe shkatërojnë kryeministrin. Dhe ikin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ikin edhe protestuesit.

Të gjithë të kënaqur dhe thonë për ti bër qejfin njeri-tjetrit: E rrëzuam kryeministrin!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?