Protesta e Mbrostarit, procedohen penalisht edhe 5 persona
Pesë protestues të moshës 17-51 vjeç, i janë shtuar numrit të dhjetra të akuzuarve të tjerë po nga fshati Mbrostar i Fierit. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht edhe:
- A.G, 51 vjeç,
- G.V, 51 vjeç,
- Sh.V, 49 vjeç,
- S.T, 50 vjeç,
- G.M, 17 vjeç, të pestë banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.
Shtetasit në fjalë, në datën 25 nëntor 2016, ora 10:30, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vëndin e quajtur “Mbrostar Ura”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit në rrugë nacionale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

