Protesta e opozitës, ja rrugët që bllokohen. Policia e shtetit kalon në gatishmëri numër një
Nesër, datë 11 shkurt, ora 12.00 është protesta e madhe e opozitës në sheshin para kryeministrisë dhe në bulevardin kryesor të Tiranës.
Ndaj policia e shtetit ka urdhëruar bllokimin e disa akseve kryesore. Ja rrugët që bllokohen totalisht nesër: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Ndërkohë Policia e Shtetit kalon që sonte në gadishmeri numër një. Do të jenë mbi 1000 forca policie me uniformë, pa harruar se do të jenë forcat speciale, Garda e Republikës, etj në mbështetje të policisë me uniformë.
Opozita ka paralajmëruar se do të afro 100 mijë protestues në Bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”. Nuk dihet nëse protesta do të jetë paqësore apo ka skenar për përplasje.
Berisha ka thënë publikisht se “me 11 shkurt fillon Revolucioni”, por pa specifikuar se si do të jetë ky “revolucion”! Ndërkohë Ilir Meta shkruan se Edi Rama largohet nga reagimi opozitar.