Protesta para Kryeministrisë, aktivisti nga Fushë-Arrëzi: 85 kriminelë pushkatuan 15 bashki
Gjatë protestës së 132-të, një aktivist nga Fushë-Arrëzi ka kundërshtuar ashpër reformën territoriale, e miratuar një ditë më parë në Kuvend me 85 vota pro.
Në fjalën e tij, aktivisti e cilësoi vendimin si një goditje të rëndë për qytetarët, veçanërisht për banorët e Fushë Arrëzit, të cilët humbasin një nga institucionet e pakta që u ka mbetur në zonë.
”85 kriminelë pushkatuan 15 bashki. E shkrinë edhe Fushë Arrëzin”, deklaroi ai, duke shprehur pakënaqësinë për ndryshimet e miratuara.
Aktivisti theksoi se Bashkia ishte i vetmi institucion që u kishte mbetur qytetarëve të zonës dhe se heqja e saj do të ketë pasoja për komunitetin.
Në përfundim të fjalës së tij, ai u bëri thirrje protestuesve të vijojnë qëndresën, duke deklaruar se nuk duhet të dorëzohen deri në rrëzimin e asaj që e cilësoi si regjim.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4989

