Protesta për Kristin në Vlorë: “Na siguroni vetëm jetën”
Familjarë të Kristi Panajotit, 18 vjeçarit i cili humbi jetën pasi makina ku udhëtonte ra në gropën e hapur për punimet e Lungomares zhvilluan paraditen e sotme një marshim paqësor nga skela drejt Bashkisë së qytetit të Vlorës
Marshimi i familjarëve për t’i thënë stop shkeljes me kembë nga shteti. Ata mbanin në duar foton e 18 vjeçarit por dhe një pankartë ku shkruhej ‘Na siguroni vetëm jetën’
Në marshimin e iniciuar nga prindërit e K. Panajotit iu bashkua dhe deputeti Dashamir Tahiri
Aksidenti i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 26 nëntorit 2016.



