Prova sekrete në mbledhjen me dyer të mbyllura, largohen Saimir Tahiri dhe avokati Hajdari
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka nisur sërish, por këtë herë me dyer të mbyllura.
Në këtë seancë Prokuroria ka bërë të ditur se do të paraqesë prova që përbëjnë ‘sekret shtetëror’.
Por në këtë seancë mungon Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Artan Hajdari. Të dy kanë vendosur që ta largohen nga mbledhja.
Argument mësohet se ka qenë fakti se provat janë një sekret dhe që mund të dalin. Anëtarët e komisionit të Mandateve kanë nënshkruar një letër me të cilën zotohen se do të ruajnë sekretin e dokumenteve që do të shikojnë.

