Partia Socialiste nuk e fal kaosin e sotëm në seancën plenare në Kuvend, ku gati deputetët u rrahën. Kështu PS kërkon përjashtimin me 60 ditë për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën, Besart Xhaferrin. 10 ditë masë përjashtimore për 14 deputetë të tjerë: Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, lvi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi.
Kërkesa e depozituar pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i drejtohet kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe mbështetet në nenet 63 dhe 65/1 të Rregullores së Kuvendit, si dhe në nenin 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit. Në dokument, socialistët pretendojnë se deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin normal të seancës, duke bllokuar foltoren, dëmtuar pajisjet elektronike dhe sulmuar fizikisht deputetë të mazhorancës.
Dokumenti pretendon se gjatë incidenteve janë sulmuar dhe fyer deputetët socialistë Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj dhe Bujar Rexha. Sipas socialistëve, këta deputetë kanë marrë pjesë në bllokimin e foltores, duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare. Kërkesa është firmosur nga 14 deputetë të Partisë Socialiste dhe pritet të shqyrtohet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i cili do të vendosë për masat disiplinore ndaj deputetëve të opozitës.
Shumë përplasje për afro 1 orë u pa në seancën e parë plenare pas protestave studentore, ku kishte tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Menjëherë deputetët e PD-së bllokuan seancën plenare, me thirrje kundër qeverisë.
1 orë kaos dhe sherr në Parlament, deputetët në përplasje fizike. Berisha ”dirigjoi” nga vendi
