PS përjashton nga Kuvendi edhe 8 deputetë të tjerë të opozitës
Nuk ndalon mazhoranca. Pas përjashtimit të Berishës dhe pesë deputetëve demokratë sot prapë vazhdoi përjashtimi.
Partia Socialiste ka përjashtuar edhe 8 deputetë të tjerë të PD-së nga Kuvendi për 10 ditë. Ky vendim është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Etikës, i drejtuar nga deputetja e PS-së, Klotilda Bushka.
Deputetët e PD-së, një javë më parë bllokuan foltoren e Kuvendit, pas refuzimit të kërkesës së tyre nga maxhoranca për të ngritur komisionin hetimor lidhur me çështjen McGonigal.
Deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Nuk ka ndodhur në 32 vite që të ketë përjashtime të tilla nga radhët e opozitës.