Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 08:53 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur besimin se Kombëtarja shqiptare ka potencialin për të siguruar një tjetër kualifikim në Kampionatin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse Izraeli pushtoi malin më të lartë të Sirisë vetëm disa orë pas rënies së Assadit?

Aktualitet E diel, 15 Dhjetor 2024 09:30
Pse Izraeli pushtoi malin më të lartë të Sirisë vetëm disa orë pas rënies së Assadit?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Izraeli nuk humbi kohë pas rënies së Bashar al-Assad për të bombarduar të gjitha asetet ushtarake siriane që donte t’i mbante larg nga duart e rebelëve – duke goditur rreth 500 objektiva.

Por është kapja e majës më të lartë të Sirisë, mali Hermon, që mund të jetë ndër çmimet më të qëndrueshme – megjithëse zyrtarët kanë këmbëngulur se pushtimi i tij është i përkohshëm.

“Ky është vendi më i lartë në rajon, duke parë Libanin, Sirinë, Izraelin”, tha Efraim Inbar, drejtor i Institutit të Jerusalemit për Strategjinë dhe Sigurinë (JISS).

“Është jashtëzakonisht i rëndësishëm strategjikisht”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se maja e malit Hermon shtrihet në Siri, në një zonë tampon që ndau forcat izraelite dhe siriane për pesëdhjetë vjet deri në fundjavën e kaluar, kur trupat izraelite morën kontrollin e saj.

Deri të dielën, vendi ishte patrulluar nga paqeruajtësit e OKB-së, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi të premten ushtrinë të përgatitet për kushtet e vështira të dislokimit dimëror.

“Për shkak të zhvillimeve në Siri, është e një rëndësie të madhe sigurie të mbajmë kontrollin tonë mbi majën e malit Hermon”, tha ai në një deklaratë.

Izraeli pushtoi Lartësitë Golan, një rrafshnaltë strategjike në Sirinë jugperëndimore që i afrohet malit Hermon, në luftën e vitit 1967.

Siria u përpoq të rimarrë territorin në një sulm të befasishëm në vitin 1973, por dështoi dhe Izraeli e aneksoi atë në 1981.

Pushtimi është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, por Shtetet e Bashkuara e njohën pretendimin e Izraelit për Golanin gjatë administratës Trump.

Izraeli ka mbajtur për dekada disa shpate më të ulëta të malit Hermon, madje ka një vendpushim skijimi atje, por maja mbeti në Siri.

“Ne nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë në punët e brendshme të Sirisë”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një video disa ditë pasi Izraeli bombardoi qindra objektiva siriane dhe pushtoi zonën tampon të çmilitarizuar.

“Por ne sigurisht synojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’u kujdesur për sigurinë tonë”, shtoi ai.

Maja e malit Hermon është një pasuri e jashtëzakonshme nën kontrollin e Izraelit.

Në 2,814 metra, ajo është më e lartë se çdo pikë në Siri apo Izrael, dhe e dyta pas vetëm një maje në Liban. /Telegrafi/

Mund t'ju interesojë

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar ...

Para 52 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Para 2 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 3 minutash

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet
Para 52 minutash

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 11 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 10 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 13 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 11 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.