Pse merret në pyetje deputetja e PS-së? Lidhja me dosjen ”Habilaj-Tahiri”

Ish-zv.ministrja e Brendshme, aktualisht deputete e PS-së, Elona Gjebrea, pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen Habilaj, për të cilën gjithashtu po hetohet edhe Sajmir Tahiri.

Më konkretisht, deputetja e PS-së pritet të pyetet për një episod që e lidh atë me makinen Audi A8 me targë ”AA 003 GB” të ish–ministrit Saimir Tahiri, në kohën kur ky mjet përdorej nga kushërinjte e Tahirit, vëllezërit Habilajt.

Sipas burimeve, dyshohet se Gjebrea ka udhëtuar me automjetin në 8 gusht 2014, kohë kur ky mjet ka dalë nga Shqipëria përmes portit të Sarandës, në drejtim të Korfuzit. Gjithashtu në këtë mjet ka qenë edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeti, në pronësi të Tahirit, por që ishte shitur te Habilajt, është kthyer në Shqipëri më 16 Gusht, duke përshkruar të njëjtin itenerar, Korfuz-Sarandë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë paradites, Gjebrea ka mohuar që të jetë marrë në pyetje, por ka shprehur gadishmërinë për t’iu përgjigjur çdo thirrjeje të organit të akuzës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?