Pse po hesht Lulzim Basha?

Nga Daniel Muçaku-

Të gjithë folën për vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë në lidhje me rikthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë në Tiranë.

Foli Berisha, bëri një status Enkelejd Alibeaj dhe sulmuan krejt kori i Doktorit ndaj këtij vendimi, që siç akuzojnë nga selia blu, ishte hartuar nga zyra e kryeministrit Rama dhe firmosur nga treshja e gjyqtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë me këtë vendim Apeli, PD-ja zyrtare ka akoma kryetar Lulzim Bashën, pavarësisht se një çelës zyre e mban akoma Enkelejd Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas TCH firmën për tu regjistruar PD-ja në KQZ e ka nga Lulzim Basha, ndaj pritet të shikojmë se si do të veprojë Ilirjan Celibashi i KQZ, kur ti shkojnë për regjistrim dy kërkesa; njëra nga Sali Berisha dhe tjetra nga Lulzim Basha!

Por të bën përshtypje se Basha nuk po flet, sidomos pas vendimit të Apelit, kur duhej të shprehej publikisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?