Publikohen pamjet – Ja si u grabit pika e karburantit në Lezhë

Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të grabitjes së pikës së karburantit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Autorët dy persona të maskuar, ndërsa njëri prej tyre është i armatosur me armë zjarri kallashnikov, ndërsa tjetri mban në dorë një levë.

Në pamje duket qartë kur grabitësit futen në ambientet e brendshme të karburantit dhe godasin me sende të forta një prej rojeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kërkojnë paratë e xhiros ditore. Ndërsa disa sekonda më herët, në dhomën tjetër kanë dhunuar rojen e karburantit Lek Perkeqi, i cili është  përleshur me grabitësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

grabitja-ne-lezhe-2 grabitja-ne-lezhe-3

 

/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?