”Punoj tek RENEA”, i riu që vendosi tritol tek banesa e Dacit: E bëra pasi…

23-vjeçari, Vilson Brahaj, është personi që vuri tritolin në shtëpinë e Gazmir Dacit. Nëse do të shohim jetën e të riut në rrjete sociale, aty ai shkruan se është qitës tek RENEA. 23-vjeçari lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, pozon gjithë krenari me armë të ndryshme. Po ashtu foto ka dhe përpara një automjeti policie.

Përpara efektivëve të policisë ai ka treguar se vendosi triton në banesën e prindërve të Gazmir Dacit, pasi ishte paguar.

”Kisha nevoje për lekë prandaj e bëra. Jam i papune s’kam asnjë të ardhur. Për të vënë eksploziv tek shtëpia e Xhelalit më paguan 5 mije euro. Lëndën shpërthyese e bleva tek disa djem në Fushë-Krujë. Ata ma montuan dhe unë vetëm sa e vura te shtëpia. Xhelalin e njoh se jetoj në Kamëz por nuk kam asgjë me të. E bëra vetëm për para”:

Swiss Digital Desktop Reklama

Për policinë Brahaj është i njohur, pasi është me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar për vjedhje. Në vitin 2014 ai u arrestua si pjesë e një grupi kriminal, që kishin kryer të paktën 26 vjedhje në dyqane celularësh në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?