Punonjësit e shërbimit laboratorik pas takimit me Ilir Beqajn: Ministri na hodhi në rrugë
Aktualitet E Premte, 7 Maj 2021 23:04
Ilir Beqja refuzoi laborantët për t’i garantuar atyre vazhdimësinë në punë pas dhënies së laboratorëve kontraktorit.
Pas mbledhjes së zhvilluar me Ministrin e Shëndetësisë, përfaqësues të punonjësve të shërbimit laboratorik thanë për ABC News se do të vazhdojnë protestat e tyre.
Më shumë se dy orë e gjysmë zgjati takimi me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.
Përfaqësuesit e punonjësve të shërbimit laboratorik në Spitalin Universitar dhe spitalet Publike Rajonale, dolën të pakenaqur nga mbledhja.
Pavarësisht protestave të vazhdueshme, laborantët nuk ia arritën t’ia ndërrojnë mendjen Ilir Beqjes, sipas tyre Ministri mbajti anën e kontraktorit.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike Shqiptare thonë se janë me qindra laborantë e mjekë të cilët rrezikojnë vendin e punës nga partneriteti publik-privat për rreth 18 laboratorë në të gjithë Shqipërinë.