Puset, kategoria që tarifohen nga shteti

Puset familjare dhe ato për vaditje do të jenë jashtë skemës së taksimit. Gjatë dëgjesës me qytetarët në Dibër, Kryeministri Rama foli edhe për reformën e ujit, ku solli edhe një herë në vëmendje diskutimin për puset.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se bëhet fjalë për vendosjen e tarifës për “puset industriale” apo puset që furnizojnë resortet.

“Diskutuam edhe për puset e famshme se qeveria është e vendosur të çojë para reformën në sektorin e ujit dhe jemi të vendosur të çojmë para luftën për vjedhjen e ujit. Nuk bëhet fjalë për puset familjare. Kur themi pus, themi puset industriale apo fabrikat, ka resorte turistike që furnizohen me puse dhe nuk paguajnë asnjë lekë. Kudo ku puset janë nderuar për vaditje, nuk bëhet fjalë për të vendosur taksa apo tarifën e konsumit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?