Qarkullonte me pistoletë TT, arrestohet 58-vjeçari nga Mati
Një 58 vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi gjatë kontrollit policor në makinë iu gjet një pistolete TT.
Policia informon se: Si rezultat i kontrolli të ushtruar në aksin rrugor Rëshen-Burrel, në automjetin tip “mercedez benz” që drejtohej nga shtetasi Hysen Kuka, në pjesën e pasme të automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë TT. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Hysen Kuka, 58 vjeç, banues në fshatin Rremull Mat, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë nga Policia e Matit dhe FNSH Shkodër në kuadër të zbatimit të planit të masave për festat e fundvitit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.



