Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA
Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal për një 33-vjeçar nga Tropaja, i cili një ditë më parë ka sulmuar me thikë në rrugën “Fuat Toptani” ish-bashkëshorten dhe kunatin.
Për pasojë, F.Ç e M.B, të dy 25-vjeçarë janë plagosur dhe janë shtruar menjëherë në spital, ndërsa tropojani arriti t’ja mbathë pa rënë në duart e policisë.
Blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën ai kreu sulmin, dhe e kanë shpallur në kërkim.
/BW