Qeveria kërcenohet nga hacker-at “Anonymus” (video)

Hacker-at Anonymous kanë kërcënuar qeverinë shqiptare nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në kanalin e YouTube “Anonymous Operation”.

Qeveria e vendit tonë akuzohet se ka neglizhuar thirrjet që ky grup i ka bërë dhe që ka përkeqësuar gjendjen e qytetarëve në vend.

Në mesazh theksohet fakti se është miratuar një reformë në arsim që i jep prioritet universiteteve private, është rritur papunësia në vend, mijëra njerëz janë duke ikur për një jetë më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hacker-ave sulmi i parë i tyre është kryer ditën e djeshme, me mbylljen e profilit në facebook të ministrit të drejtësisë, Ylli Manjanit. Vetë ministri reagoi përmes një mesazhi në twitter duke pranuar se profili i tij ishte bllokuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë pesazhi i përkthyer në shqip, që Anonymous i japin qeverisë shqiptare.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kW9dZu2tdz4″ width=”560″ height=”315″]

Mesazh për Qeverinë Shqiptare

“Përshëndetje qytetarë të botës, ne jemi anonimët

Qeveria e Shqipërisë, jeni në vëmendjen tonë, sepse pavarësisht nga paralajmërimet tona të vazhdueshme, ju keni vendosur që të shpërfillni kërkesat tona për të ndihmuar popullin e këtij vendi dhe keni vazhduar në drejtimin e një sistemi, i cili përfiton vetëm për vete.

Ne kemi kërkuar me edukatë në shumë raste që të ndryshojë qëndrimi juaj ndaj udhëheqjes, që ju ti shërbeni vendit, në vend që ta kontrolloni atë, që ju të ruani të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Në vend të kësaj, ju keni vendosur për të imponuar përkeqësimin e masave shtrënguese mbi popullin e Shqipërisë, rritja e taksave për qytetarët dhe bizneset e vogla, miratimin e reformës së arsimit të lartë për studentët që favorizon universitetet private dhe shkatërrimin e universitetet publike.

Situata në Shqipëri është e dëshpëruar. Ky vend i vogël i Evropës është grimcuar në mes të korrupsionit dhe papunësisë ekstreme. Shumë shqiptarë kanë humbur shpresën në vend të tyre dhe përpiqen çdo vit të kërkojnë një të ardhme në Gjermani apo vende të tjera evropiane. Në njëzet vitet e fundit, rreth një e katërta e popullsisë është larguar nga vendi.

Ju keni krijuar një sistem që po dështon dita ditës. Një qeveri e përbërë nga vrasësit, kriminelët dhe përdhunuesit krijon vetëm shkatërrimin e këtij vendi. Shqiptarët janë ngopur me kriminelët në politikë. Ata duan vetëm drejtësi në këtë vend.

Ju vazhdoni të shkelni mbi të drejtat dhe liritë themelore te njerëzve , duke u përpjekur për të fituar qasje në informacionin tonë private dhe konfidencial. Ne tani e kemi shumë të qartë se ju nuk keni ndërmend të drejtoni vendin për popullin tonë, por ju do të vazhdojë të kandidoni përsëri për të përfituar vetë.

Ky sistem ka dështuar. Ne tani shohim të pastrehët që vdesin në rrugë këtë dimër, njerëzit të paaftë për të mbështetur familjet e tyre. Njerëzit nuk mund të përballojnë arsimimin e tyre; ju mbani të moshuarit në punë për një kohë të gjatë, duke e mbajtur vende pune dhe mundësitë për të rinjtë që të shkojnë jashtë. Numri i të papunëve ka pësuar rritje marramendëse,

Për qeverinë shqiptare: ju jeni bërë një armik i Anonymous, na keni zemëruar ndjeshëm dhe ne përbëjmë një rrezik të madh për ju. Ju shpërfillni kërkesat e popullit dhe vazhdoni të operoni vetëm për fitimin tuaj egoist. Anonymous nuk është një grup i vogël njerëzish të pafuqishme për tu injoruar. Ne jemi një organizatë globalisht aktiv, kolektive e individëve të të njëjtit mendim dhe mesazhi ynë është i qartë: ne shpallim luftë në këtë sistemin aktual që keni imponuar mbi ne. Armiku juaj më i keq janë tani vetë njerëzit tuaj. Revolucioni ka filluar.

Ne jemi anonimët!

Ne jemi një legjion!

Ne nuk falim!

Ne nuk harrojmë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?