Qeveria kërkon të ndryshojë skemën e ndihmës sociale

Trefishimi i ndihmës ekonomike sipas kategorive që hyri në fuqi nga janari i këtij viti, do të shoqërohet me një reformë të të gjerë për të ndryshuar sistemin e mbrojtjes sociale. Ministria e Financave ka gati propozimet për Ministrinë e Shëndetësisë për rishikimin e skemës ekonomike.

RRITJA E NDIHMËS EKONOMIKE NGA 2022

-Rritje 10 % të masës së ndihmës ekonomike për të gjitha familjet që përfitojnë

-Dyfishohet ndihma ekonomike për familjet që janë me 3 apo më shumë fëmijë, ku përfitojnë rreth 15 mijë familje.

– Trefishimin e ndihmës ekonomike për gratë e dhunuara dhe trafikuara dhe fëmijët jetim nën 18 vjeç.

Sipas draftit të financave gjatë 3 viteve parashikohet të merren disa masa për të ndryshuar skemën e ndihmës ekonomike.

AKTIVITETE TË PLANIFIKUARA NË 2022

a. Krijimi i mekanizmit për përditësimin e rregullt të nivelit të përfitimit të NE.

b. Zbatimi i sistemit të vlerësimit bio-psiko-social për personat me aftësi të kufizuara me mbështetje në para dhe kujdes shoqëror në katër qarqe.

c. Mbështetje për personat nga shtresat e disavantazhuara, veçanërisht përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara drejt punësimit në ndërmarrjet sociale. Financimi i 5 ndërmarrjeve sociale.

d. Përmirësimi dhe zgjerimi i ofrimit të shërbimeve sociale të integruara me bazë komunitare nga njësitë e qeverisjes vendore për të gjitha kategoritë në nevojë në kuadër të Fondit Social.

e. Vlerësim i gjithë institucioneve publike të kujdesit rezidencial dhe zhvillimi i planit të transformimit të tyre.

f. Krijimi i një qendre mbështetëse dhe miqësore për fëmijët në Tiranë, Shkodër dhe Durrës, bazuar në pilotimin aktual në Korçë dhe Vlorë.

g. Zbatimi i Planeve Kombëtare të Veprimit për përfshirjen sociale dhe reduktimin e varfërisë nëpërmjet politikëbërjes dhe treguesve të përmirësuar.

AKTIVITETE TË PLANIFIKUARA NË 2023

a. Rregullimi i përfitimeve të ndihmës ekonomike.

b. Zgjerimi i zbatimit të sistemit të vlerësimit bio-psiko-social për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara me mbështetje të kombinuar në para dhe kujdes social në rajone të tjera.

C. Mbështetje për personat nga shtresat në nevojë veçanërisht përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara drejt punësimit në ndërmarrjet sociale. Financimi i ndërmarrjeve sociale.

AKTIVITETE TË PLANIFIKUARA NË 2024

a. Zgjerimi i zbatimit të skemës së vlerësimit bio-psiko-social për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara me mbështetje të kombinuar në para dhe kujdes social në qarqe të tjera.

b. Mbështetje për personat nga shtresat e pafavorizuara, veçanërisht përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara drejt punësimit në ndërmarrjet sociale. Financimi i ndërmarrjeve sociale.

c. Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale me bazë komunitare nga njësitë e qeverisjes vendore për të gjitha kategoritë në nevojë në kuadër të Fondit Social.

d. Finalizimi i transformimit për i gjithë shërbimeve rezidenciale, njëkohësisht transformimi i avancuar i institucioneve rezidenciale jopublike.

e. Zbatimi i Planeve Kombëtare të Veprimit për përfshirjen sociale dhe reduktimin e varfërisë nëpërmjet politikëbërjes dhe treguesve të përmirësuar.

SHKARKO APP