Qeveria miraton fondet për kurimin e Bashkim Finos dhe Sherif Merdanit

Qeveria ka dhënë 1,1 milion lekë për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të deputetit Bashkim Fino. Në një vendim të Këshillit të Ministrave përcaktohet se ky fond do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit”, thekson vendimi.

Kjo është hera e dytë që qeveria vendos për të financuar mbulimin e mjekimeve të deputetit Bashkim Fino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, qeveria vendosi të japë 2 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Sherif Merdanit. Shpenzimet për kurimin e këngëtarit të njohur dhe ish-diplomatit do të përballohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?