Qeveria në panik, Xhaçka mbledh prefektët: Në raste emergjencash, do zbrisni në terren

Ministria e Mbrojtjes ka mbledhur 12 prefektët e sapoemëruar, të gjithë nga radhët e ushtrisë. Ministrja Olta Xhaçka u përqendrua tek masat që duhet të merren për emergjencat civile.

Xhaçka: Masat e marra gjatë emergjencave civile kanë impakt direkt në jetën e komunitetit. Për mangësitë e konstatuara në udhëzime apo akte të tjera, do vlerësoja maksimalisht, kontributin tuaj të mirëkoordinuar, me qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e punës për çdo hallkë që është pjesë e Emergjencave Civile. Por në rastet e emergjencës, besoj se çdonjëri prej nesh do e kishte të vështirë të mbështetej tek mangësitë, për të evituar zgjidhjen e situatës. Pra, prioriteti ynë kryesor, është garancia për komunitetin në çdo qytet, fshat, komunë, që ne jemi prezent me plane të koordinuar mirë dhe me kapacitetet e nevojshme që garantojnë zgjidhje në raste emergjencash. Në raste emergjencash dhe ngjarjesh të jashtëzakonshme, zyra juaj duhet të jetë terreni, sikurse kompetenca juaj është ndjekja e Planit të Veprimit hap pas hapi.

Ministrja e Mbrojtjes kërkoi nga prefektët veprim të shpejtë dhe të zhdërvjellët sipas pikave të një plani të qartë veprimi, të konceptuar si një Protokoll Tip Veprimesh në situata të jashtëzakonshme. Në ditët në vijim, ministrja Xhaçka do të thërrasë një takim të zgjeruar me të gjithë kryetarët e bashkive në vend dhe drejtuesit e njësive administrative për të koordinuar masat dhe për të dhënë orientimet për përballimin e emergjencave në ditët e vështira të dimrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ligjit “Për emergjencat civile” dhe akteve nënligjore përkatëse në dhe për zbatim të tij, Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, ka si kryetar prefektin e qarkut. Ndërkohë, Zyra Qendrore e Emergjencave Civile, është parashikuar të funksionojë këtej e tutje si strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?