Qytetarët ”bllokojnë” deputetët, protestë në kuvend (FOTO)
Mëngjesin e sotëm, kur deputetët të veshur mirë dhe po zbrisnin nga makinat e shtrenja në kuvend, përpara tyre qëndronin punonjëst e By-Passit të Fierit. Punonjëst e firmave nenkontraktore që kanë punura në këtë segmene kanë 1 vit e gjysem pa marrë pagat e tyre.
Në vijim të një proteste të pak ditëve më parë para prefekturës së Fierit, ata kanë ardhur në Tiranë që zëri i tyre të mund të dëgjohet më shumë.
55 përfaqësuesit e firmave nënkontraktore në ndërtimin e Bypasseve të Fierit e Vlorës kanë kërkuar para pak kohësh edhe ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama për të zgjidhur çështjen e mospagesës për punimet e kryera nga firma kontraktore që braktisi projektin.
Ata kërkojnë nga shteti njohjen dhe shlyerjen nga ARRSH të afro 9.5 milionë euro detyrime të prapambetura nga kompania nënkontraktore Serenisima.


