Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 23:02 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama! Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Begaj te “Magjistratura”: Besimi, aseti më i çmuar i drejtësisë

Lajme E hënë, 5 Tetor 2026 13:12
Begaj te “Magjistratura”: Besimi, aseti më i çmuar i drejtësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Shkollën e Magjistraturës.
Përpara brezit të ri të magjistratëve, kandidatë për prokurorë dhe gjyqtarë, avokatë shteti dhe ndihmësgjyqtarë, Kreu i Shtetit vlerësoi se integriteti dhe profesionalizmi i tyre do të përcaktojnë suksesin e drejtësisë së reformuar në këtë fazë vendimtare të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Brezi juaj ka një përparësi historike: ju po hyni në sistemin e drejtësisë që reforma ndërtoi. Kjo vjen edhe me një përgjegjësi të shtuar: ju, me integritetin dhe profesionalizmin tuaj, do të bëni që ky sistem të funksionojë me efektivitet”, – u shpreh Presidenti Begaj gjatë fjalës përshëndetëse.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti i Republikës theksoi se Shkolla e Magjistraturës përfaqëson nivelin më të lartë të formimit juridik, ndërsa nënvizoi se besimi i publikut mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet dhe funksionon sistemi i drejtësisë.

“Aseti më i çmuar i drejtësisë, që duhet fituar, është besimi: besimi se çdo individ do të dëgjohet; se çdo pretendim do të shqyrtohet me paanshmëri; se ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë; se pushteti i drejtësisë do të ushtrohet me përulësinë dhe përgjegjësinë që kërkon shteti i së drejtës”.
Duke u ndalur tek ecuria e reformës në drejtësi, Presidenti Begaj vlerësoi konsolidimin e institucioneve, duke theksuar se drejtësia është në fazën e rezultateve të prekshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Procesi i vetingut ka përfunduar, institucionet e reja të drejtësisëjanë formuar, ndërsa Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkë me gjykatat e posaçme, kanë krijuar një realitet të ri në luftën kundër pandëshkueshmërisë.Hetimi dhe gjykimi i personave me pushtet politik, ekonomik apo shoqëror nuk është më diçka e pamundur. Kjo është një arritje kyçe, një arritje kyçe për shtetin e së drejtës, për Shqipërinë.Drejtësia shqiptare ka hyrë tashmë në një fazë të re: nga reforma, te konsolidimi; nga ngritja e institucioneve, te funksionimi i tyre; nga pritshmëritë, te rezultatet”.

Mund t'ju interesojë

Rama ndan fotot nga Brukseli, dy takime të rëndësishme për të ardhmen europiane dhe sigurinë e Shqipërisë

Rama ndan fotot nga Brukseli, dy takime të rëndësishme për të ardhmen europiane dhe sig...

Para 8 orësh
Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta! Front të përbashkët për zgjedhjet lokale

Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta! Front të përbashkët për zgjedhjet lokale

Para 8 orësh
Shehaj hap rrugën e bashkëpunimit me partitë e reja dhe protestuesit: Gati të fitojmë Tiranën

Shehaj hap rrugën e bashkëpunimit me partitë e reja dhe protestuesit: Gati të fitojmë T...

Para 9 orësh

Kreu i Shtetit theksoi, gjithashtu, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit si një nga kolonat themelore të shtetit të së drejtës: “Pavarësia e drejtësisë nënkupton një pushtet të pavarur nga pushtetet e tjera, një drejtësi të pandikuar nga çdo interes, një drejtësi që i nënshtrohet vetëm ligjit dhe askujt tjetër”.

Përballë sfidave të integrimit evropian, Presidenti Begaj theksoi se drejtësia mbetet një nga fushat më të rëndësishme për përmbushjen e standardeve. “Një prej tyre mbetet nevoja për të siguruar një drejtësi jo vetëm të drejtë, por edhe në kohë. Sfida jonë është që cilësia e vendimmarrjes dhe efektiviteti të mos shihen si objektiva konkurruese, por si vlera që ecin së bashku.

Gjithashtu, pavarësia e sistemit gjyqësor kërkon të ndërtohen njëkohësisht marrëdhënie institucionale të shëndetshme me pushtetet e tjera. Në një demokraci moderne, institucionet nuk janë të izoluara nga njëra-tjetra. Ato bashkëpunojnë, secila brenda kompetencave të veta, duke respektuar ndarjen dhe balancën e pushteteve. Pikërisht ky ekuilibër kërkon profesionalizëm, maturi dhe kulturë të gjerë dhe të fortë kushtetuese”.

Kreu i Shtetit shtoi se këto standarde duhet të konsideron në radhë të parë si “detyrimi që kemi ndaj qytetarëve tanë”.

Në mesazhin përmbyllës drejtuar magjistratëve të rinj, Presidenti i Republikës i ftoi të ushtrojnë misionin e tyre me integritet, kurajë dhe përkushtim, në shërbim të drejtësisë, shtetit të së drejtës dhe qytetarëve, duke i ftuar: “Betimi publik që do të bëni sot është akt ceremonial dhe ligjor,por edhe i faktit që, nuk e kam zakon të citoj, por do të citoj Lord ChiefJusticeHewart, i cili ka thënë: “Drejtësia jo vetëm që duhet të vihet në vend, por duhet edhe të jetë qartësisht e perceptueshme dhe e dukshme si e tillë, pa lënë vend për asnjëdyshim”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 7 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona
Para 7 orësh

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 8 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Para 8 orësh

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Më të lexuarat

1 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 10 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

2 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 8 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

3 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 11 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 7 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.