Qytetarët e BE-së shpëtojnë nga “roaming”, ja kur do të hiqet

Eurodeputetët me votimin e së enjtes, hoqën dhe pengesën e fundit në rrugën për heqjen e tërësishme të roaming-ut për qytetarët e Bashkimit Evropian.

Andrus Ansip, zv/president i Komisionit Evropian të enjten tha se që nga 15 qershori “njerëzit do të mund të përdorin shërbimet e telefonisë mobile, veçanërisht transmetimin e të dhënave, pa patur frikë për faturat e larta, me rastin e udhëtimit në Bashkimin Evropian”.

Parlamenti Evropian miratoi tekstin, tashmë të rënë dakord në mënyrë joformale me Këshillin, me 549 vota për, 27 kundër dhe 50 abstenime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Draft rregullorja përcakton kufijtë e shumës që operatorët duhet t’i paguajnë njëri-tjetrit për përdorimin e rrjeteve të tyre për ofrimin e shërbimit të roaming-ut. Brenda saj janë përfshirë thirrjet, mesazhet me tekst dhe përdorimi i të dhënave. Çmimet me shumicë të roaming-ut ndikojnë drejtpërdrejt në llogaritë përfundimtare të konsumatorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani, qytetarët e BE-së ishin të detyruar të paguanin shpenzime të konsiderueshme për përdorimin e roaming-ut gjatë vizitës në shtetet e tjera anëtare të bllokut evropian.(TRT)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?