Qytetarët ”i turren” Ramës: Nuk kemi një pikë ujë

Me debate është pritur ”Task-Force” e reformës për ujin e pijshëm, e prezantuar sot nga Kryeministri Edi Rama. Në rrjetin social facebook të kreut të qeverisë, pas thirrjes që ju konsumatorëve që furnizohen me ujë që të vetë rregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve, komentet e qytetarëve kanë qenë nga më të ndryshmet. Disa prej tyre i kemi përmbledhur këtu:

Komentet:

Komentuesi: Merru me bosat e drogës moj mizere njëherë. Pasi ti plotësosh kushtet minimale popullit atëherë kthehu tek reforma e ujit. Të shkretët ne me ty. Sa të mallkum paskena qenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentuesi: Uji nuk është i pijshëm, të gjithë e blejmë. Bëje të bëhet i pijshëm, është detyra jote pastaj kërko të paguhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komentuesi: Shumë bukur a do ketë shkurtime afati në zbatimin e lidhjes së kontratave dhe reduktim të burokracive?

Komentuesi: Kalo ndonjë ditë nga Paskuqani, se punonjësit e ujësjellësit mbledhin 10 mijë leksha për ti fut në xhep dhe vadisin e kënaqen, shkon uji lumë.

Komentuesi: Po pse në kryeqytet blihet ujë me bidona, është jashtë standarti këtu më kthe përgjigje!

Komentuesi: Mos shiko dhe vetëm ujin shiko politikanët që janë alabakër dhe të pistë, të pastrohet llumi po bëre këtë brav. Ndryshe je i dështuar si politikan.

Komentuesi: O gjenerali i ushtrisë së vdekur, po kur ta ndalosh ndonjë ditë edhe ajrin.

Komentuesi: Nuk ke moral ti të flasësh për ligj dhe për penalizim..po s’ke faj. Populli të shikon i tmerruar çfarë po bën po s’ka fuqi…

Komentuesi: Uji s’është i pijshëm!! Çfarë reforme do bëni? Do jetë uji i pijshëm pas kësaj reforme apo prapë do blejmë uje për të pirë! Po e paguajmë ujin, shumë herë është i ndotur.

Komentuesi: Po ne që nuk na keni sjell akoma ujin dhe çdo verë gërmojmë duke thelluar puset për një pikë uji çfarë do na bësh zoti kryeministër? Dhe flas për fshat me 1700 banor që ndodhet vetem 2 kilometra nga qyteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?