Qytetarët përzënë nga mbledhja kryebashkiakun Subashi (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, është përballur sot me protestën e dhjetra qytetarëve, të cilët kërkonin anulimin e ndërtimit të impiantit të plehrave.

Gjatë një mbledhje, ku Subashi do të fliste për ndërtimin e një impianti për djegien e mbetjeve, banorët e Mbrostarit nisën të brohorasin: “Nuk e duam”. Ata i kërkuan kryetarit të bashkisë që të largohej.

Panorama shkruan se banorët hynë në zyrën e kreut të Bashkisë me pankarta ‘Stop kancerit’, ndërsa më pas janë larguar të indinjuar. Mësohet se Subashi iu ka komunikuar protestuesve se projekti për ndërtimin e impiantit është miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, tensione ka pasur edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku nuk kanë munguar tonet e larta të zërit, duke bërë që mbledhja të dështojë. Më pas protesta e tyre është zhvendosur jashtë ambienteve të Bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=IcJsXiklkpg” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?