Qytetarët shpërfillin urdhrin e Ramës. Lokalet dhe ambientet publike plot me njerëz
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit është dhe mbyllja e lokaleve e bareve në gjithë Tiranën dhe Durrësin.
Vendimi i kreut të qeverisë vjen pas neglizhencës që shqiptarët po u bëjnë këshillave të mjekëve dhe specialistëve për të qëndruar të mbyllur në shtëpi, deri në kalimin e situatës së përhapjes së virusit.
Masa e marrë nga qeveria cilësohet si ndër më ekstremet, por duket se shqiptarët nuk e kanë marrë parasysh. Një vëzhgim i “Koha Jonë” në lokalet e Tiranës tregon se bizneset e kafeneve vijojnë të jenë të hapura, njëlloj si më parë. Vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë marrë masa për të ruajtur distancën 2-4 metra ndërmjet tavolinave. Ndërkohë që urdhri është për mbyllje totale.
Neglizhenca e qytetarëve shqiptarë duket se nuk pyet për ligjin, kryeministrin, madje as për shëndetin e tyre dhe të afërmeve.
Justifikimi se ende nuk ka ardhur urdhër me shkrim është vetëm një tjetër shenjë e papërgjegjshmërisë. Nese ka emergjence jetike edhe masat duhen “ushtarake” nga qeveria.
Në Itali të arrestojnë nëse kundërshton masat e detyruara.
Deklarata e Edi Ramës në Facebook për mbylljen e bareve
? NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, DO TË DETYROHEMI TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!
? KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!
? U LUTEM TË GJITHËVE TË KUPTOJNË SE MASAT NUK VENDOSEN AS NGA DËSHIRA, AS NGA PANIKU dhe AS NGA ÇFARË MENDON NJËRI A TJETRI DUKE PARË TELEVIZOR! MASAT VENDOSEN ME PLAN LUFTE nga ana e KOMITETIT TEKNIK të ekspertëve dhe MBI BAZËN E EKSPERIENCAVE MË TË SUKSESSHME BOTËRISHT e të DINAMIKËS SË ZHVILLIMEVE në territorin tonë. Të cilët punojnë me ALGORITME e MODELE të krijuara nga eksperiencat e vendeve të tjera – PRANDAJ LE T’I ZBATOJMË dhe MOS T’I DISKUTOJMË apo “FORCOJMË” me hamendje në komentet tona?
? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!
KOHA JONË SONDAZH

