Qytetet ku do strehohen refugjatët. Rama merr 30 mijë sirianë që t’i japin negociatat në BE!

Qeveria “Rama” ka gati planin për marrjen e 30 mijë sirianëve. Institucionet shtetërore kanë muaj që punojnë për qendrat ku do të pritet numri i madh i emigrantëve, ndërkohë që lajmi doli vetëm dje për shkak të krizës në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.

Burime për “Koha Jonë” thonë se 30 mijë sirianët do të dërgohen në Gjirokastër, Korçë, Sarandë dhe Lezhë. Si kampe do të përdoren godinat shtetërore dhe ish-repartet ushtarake që janë afër pikave kutifare.

Konkretisht në Gjirokastër refugjatët do të strehohen në ish-bazën e Arshilengo-s. Kapaciteti akomodues i kësaj baze është afërsisht 5000 persona. Është llogaritur se këtu mund të strehohen gjithë emigrantët që mund të hyjnë në këtë Qark.

Në Korçë emigrantët do të strehohen në Pocest, një pikë që ka afërsisht kapacitet për 5000 persona. Gjithashtu do të strehohet edhe në Floq. Një tjetër pikë ku do të strehohen është dhe Saranda. Në pikën e Kranës  do të strehohen afërsisht 1000 persona.

Kampe refugjatësh do të ngrihen edhe në brenda territorit të vendit si në Lezhë dhe Elbasan. Në Lezhë është përcaktuar si kamp pritjeje zona e Gjadrit, ku do të strehohen afërsisht 5000 refugjatë.

Ndërsa në Elbasan do të strehohen në zonën e Mjekësit, Krastës dhe NSHU tek rruga e Zaranikës, rreth 10 mijë persona.

Qeveria ka ngritur një sistem pritja, grumbullimi, regjistrimi dhe dhënia e ndihmës së parë shëndetësore në pikat e hyrjes në territorin e republikës. Pikat e pritjes dhe grumbullimit do të jenë në gjithë pikat doganore: Kakavijë, Sopik, Qaf Botë, Rrips, Tre Urat, Leskovik, Shtikë, Kapshticë.

Duket se qeveria “Rama” ka dalë vullnetare për të pritur emigrantët, në këmbim të marrjes së negociatave.

SHKARKO APP