”Radhën e ka Lushnja dhe Vlora. Rihapen dosjet e SHISH”

Pas shkrirjes që ju bë policisë së Elbasanit, pritet e njëjta furtunë edhe në policinë e Lushnjes dhe të Vlorës. Më 11 tetor 2 të rinj mbetën të vrarë dhe 2 të plagosur pak metra larg Komisariatit të Policisë. Po kështu më 1 tetor në Vlorë dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në rrugën Transballkanike.

Gazetari Artan Hoxha tha se ngjarjet e ditëve të fundit janë arsyeja e këtyre lëvizjeve. “Veprim që pritej për Elbasanin. E kam deklaruar që do shkrihej gjithë struktura e policisë së Elbasanit. Përgjegjësia nuk është në grup por ka edhe individuale. Ishte një masë që pritej edhe për shkak të hetimeve të brendshme. Struktura e Brendshme e policisë që heton aktivitetin dhe veprimtarinë e strukturave të Policisë po ndjekin të njëjtën procedurë edhe në Lushnjë edhe në Vlorë, në ditët në vijim do kemi një reagim edhe për këtë situatë, pas ngjarjeve të rënda si ajo që ndodhi në Lushnjë dhe ajo në Vlorë përfshirë edhe operacionin e mbrëmshëm”, tha Hoxha.

Ai dha edhe një tjetër informacion të rëndësishëm, duke thënë se “janë rihapur dosjet e SHISH për implikimin e policëve dhe mund të ketë urdhër-arreste nga Prokuroria”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë rihapur të gjitha dosjet dhe materialet e dërguara nga SHISH për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë dhe pritet edhe reagim i prokurorisë. Nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve për drejtues të Policisë së Shtetit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?