Rama: Asnjë nuk po vdes për bukë. Do falim gjobat që janë vënë gjatë karantinës për makinat

“Shëndeti mbi të gjitha”- kjo është motoja që sipas Edi Ramës po ndjek qeveria në përballimin e situatës së koronavirusit. Në një video-mesazh në Facebook, Edi Rama u mor gjatë me kritikat që i vijnë nga qytetarët për mungesën e parave dhe ushqimeve.

Kreu i qeverisë thotë se në Shqipëri nuk vdes askush për bukë.

Për të konfirmuar këtë qëndrim ai ka shkuar gati 75 vjet pas në Luftën Nacional Çlirimtare. Sipas kreut të qeverisë edhe në atë kohë nuk ka vdekur njeri për bukë e jo më sot.

“Askush nuk vdes për bukë. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare nuk vdiq njeri për bukë. Pse kishte më shumë bukë atëherë sesa sot? Apo kishte më shumë bukë pas luftës sesa ka sot? Shëndeti mbi të gjitha”,- tha kreu i qeverisë.

Kryeministri iu përgjigj dhe kritikave për ndryshimin e Kodit Penal. “Ndryshimet nuk u bënë sepse unë jam si Enveri dhe as se kam shpirt diktatorial, siç thotë ndonjë. Ishim i vetmi vend në Europë që nuk kemi pasur në Kodin Penal dënimet për sëmundjet”,- tha kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë tha se të gjitha gjobat dhe bllokimet e makinave që janë bërë këto ditë nuk do të zbatohen. Por, ai shtoi se, që nga nisja e zbatimeve të neneve të reja në Kodin Penal nuk do të ketë më asnjë tolerim.

“Sot kemi vendosur të falim gjobat dhe të kthejmë te të zotët të gjitha patentat e bllokuara. Të gjithë qytetarët javën e ardhshme të vijojnë të gjithë të barabartë. Por më pas nuk do të ketë kthim pas, çfarë iku iku. Edhe ata që gabuan le të marrin të drejtën e të qenit të padyshuar si të pa bindur dhe le të kthehen si të gjithë të tjerët. Ama kush nuk do të dojë të jetë njësh me interesin e vendit do ta paguajë me të gjitha pasojat e rënda penale nga ajo që miratuam dje në Kuvend. Kjo vjen për të mbrojtur shëndetin“,- tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/180159656338600

SHKARKO APP