Rama-Bashës: ”Nuk janë batuta, por fjalët e një njeriu që të do” (VIDEO)
Dikur ishin spektaklet e estradave që shkaktonin të qeshura dhe ilaritet në familjet shqiptare por sot duket se politika, megjithëse një nocion serioz, prodhon mjaft humor. Ashtu si erëzat në një ushqim, rubrika argëtuese e emisionit “Kjo javë” sjell pak sarkazmë e pak satirë nga ngjarjet kryesore të 7 ditëve.
Nis nga debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Kreu i qeverisë i thotë rivalit të tij ‘që ta pranojë vogëlsinë e tij, në qoftë se do të rritet” dhe madje ”edhe një kopje e paarrirë e Saliut”. Por Rama thotë se “këto nuk janë batuta por fjalët e një njeriu që të do”, duke i shprehur edhe njëherë afeksionin, pas fjalëve ”djalë i mirë” apo ”nuk është djalë i keq” të përdorura në fushatë.
Nuk mungon në pikantet e javës edhe e moshuara nga Burreli që iu ankua kryeministrit. ”Kromi jonë shkon në Tiranë, shkon në Turqi, shkon në KInë gjithandej dhe rrugët tona janë shtrema-shtrema e shema-shema”. ”Unë kam në 2014-ën do drita pa paguar ti thua do të fus në burg, me ça të paguaj”. /Balkan Web/


