Rama batuta me fëmijët diabetikë: Qenke si Erjon Braçe,i vogël fare
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vizituan këtë mesditë një familje në kryeqytet, e cila ka fëmijë të prekur nga sëmundja e diabetit. Kjo vizitë erdhi pikërisht sot, në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, ku kryeministri foli nga afër me vajzën e vogël të prekur nga kjo sëmundje.
“Neve na duhet që të paguajmë nga buxheti fishat për diabetikët”, tha Rama.
Rama: Në çfarë klase je ti?
Vajza: Jam në klasën e dytë
Rama: Vitin tjetër do i japim librat falas. Me ato lekë prindërit do blejnë të tjera gjëra jashtëshkollorë. Kështu do shkojë kjo punë, avash avash.
Babai: Unë jam taksist.
Rama: Punë e vështirë. Mua më vjen keq se jam shkëputur nga taksitë, sepse më parë i kisha barometër, se rrija natën që shikoja punimet. Hipja në një taksi dhe i thoja ‘jepi tani’.
Rama-vajzës së madhe: Sa larg e ke shkollën?
Vajza: Gjysmë ore.
Babai: Jo gjysmë ore moj babi, 10 minuta.
Rama: I duket gjysmë ore se shkon me përtesë. Në çfarë klase je ti?
Vajza: Në klasë të gjashtë.
Rama-djalit: Qenkeni në një klasë, po ti qenke si Erjon Braçe, i vogël fare. Apo kështu jeni ju të Kombinatit.

