Rama: Buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale rritet 2.3 mld lekë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video informuese në lidhje me buxhetin. Në video thuhet se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale rritet 2.3 miliardë lekë ose 5%.
Po kështu thuhet se investimet në këtë fushë do të rriten me 704 milionë lekë më shumë se vitin aktual ose 35%.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë video informuese për mbështetjen e rritur me Buxhetin 2018 për Shëndetësinë që duam dhe kujdesin social për qytetarët më në nevojë, ju uroj një ditë të mbarë ??”, shkruan Rama.

