Rama: E ftova Bashën për dialog, më tha jam në gjumë

 Kryeministri Edi Rama, në një interviste për gazetarin Ilir Babaramo tha se ka pasur tentativa për negociata me PD. Rama konfirmoi se komunikimi ka ekzistuar mes zyrës së tij dhe zyrës së PD-së për uljen në negociata.

Rama tha se është rënë dakord edhe për orën e takimit disa ditë më parë, por ka marrë justifikime të çuditshme nga PD. “Në fillim thanë është në gjumë, pastaj në takim, pastaj do takoj aleatët. Pastaj u caktua ora dhe në fund tha se pranojë të vijnë në negociata me dorëheqjen e Kryeministrit të firmosur. Nëse ndodhte (dorëheqja) kjo çfarë do negocionim”,- tha Edi Rama.

Ai tha se nga stafi i tij dhe stafi i Bashës pati axhendë konkrete. “Personat teknikë u takuan dhe u ulën. Përfaqësues nga të dyja zyrat u takuan. Panë vendin. Caktuan orën dhe axhendën dhe më pas gjithçka mbeti pezull sepse kryetari i opozitës nuk e ka konfirmuar ende takimin” – tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?