Rama: Githë Shqipëria do blindohet. Mbi 1000 mjekë vullnetarë iu bashkuan ekipit kundër COVID-19

Kryeministri Edi Rama në një dalje live nga ‘Facebook’-u i tij deklaroi se thirrjes së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu, për t’ju bashkangjitur ekipit të personelit mjekësor për të luftuar COVID-19, i janë përgjigjur shumë mjekë dhe infermierë.

Kreu i qeverisë theksoi se mbi 400 mjekë iu përgjigjën thirrjes patriotike, po ashtu dhe shumë infiermierë. Ai e cilosi një veprim që të rrëqeth shpirtin, faktin që shumë mjekë dhe infermierë iu bashkuan ekipit.

Rama ka thënë se janë studiuar të gjithë skenarët dhe eksperiencat e Kinës dhe Italisë dhe se qeveria po punon çdo ditë për t’i paraprirë situatës.

Ai ka thënë së javën e ardhshme i gjithë perimetri i Shqipërisë do të blindohet. “Sot hynë në fuqi të gjitha masat për luftën me armikun tonë të padukshëm. Reagimi i mbarë popullit ka qene fantastik, por jemi shumë larg gjysmës, çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri.

Nga e para çdo ditë, luftë me veten. Qeveria po punon që të llogarisim çdo hap dhe të përgatisim çdo skenar dhe të jemi gati. Edhe vendet më të fuqishme të botës janë kapur gafil, po bëjnë gjëra që ne i kemi bërë tani më.

Ne studiuam Kinën dhe Italinë. Të martën perimetri i blinduar do të njësohet me kufirin e Republikës së Shqipërisë. Dhe praktikisht E gjithë Shqipëria do të jetë javën tjetër, siç ishte Tirana dhe Durrësi fillimisht këtë javë që kaluam dhe më pas qytetet e tjera.

Më besoni, do t’ia dalim dhe do ta mbajmë mend tërë jetën këtë eksperiencë, këtë film horror që na plagosi keq, por na bëri më të fortë dhe më të mirë dhe Shqipërinë tonë pa asnjë diskutim.”, ka thënë Rama.

SHKARKO APP