Rama: Gratë me fëmijë deri në 10 vjeç do dalin/ Kristo: Diskriminim, zbatoni ligjin!

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar nga dita në ditë.

Kurse kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale. Rama jep urdhëra dhe këshilla live nga Facebook, duke qëndruar i ulur në karrige ose divan.

Kujtojmë këtu se dy të dielat e kaluara Rama tha se leje për të dalë nga shtëpia kishin vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç, deri në orën 11:00.

Rama u shpreh se burrat mund të bënin punë shtëpie. Lidhur me këtë gjë ka reaguar pedagogu dhe aktivisti, Erion Kristo. Ai i ka drejtuar një thirrje të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për vendimet e Ramës.

Në reagimin e tij Kristo pyet nëse është diskriminim moslejimi i fëmijëve mbi 10 vjeç për të dalë nga shtëpia në fundjavë dhe moslejimi i burrave dhe baballarëve për të dalë nga shtëpia në fundjavë.

Kristo është shprehur kështu:

Thirrje publike drejtuar Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga diskriminimi. Përshëndetje. Po ju drejtohemi me disa pyetje: A është diskriminim moslejimi i fëmijëve mbi 10 vjeç për të dalë nga shtëpia në fundjavë? A është diskriminim moslejimi i burrave dhe baballarëve për të dalë nga shtëpia në fundjavë? A është diskriminim moslejimi i grave që nuk kanë fëmijë nën dhjetë vjeç për të dalë nga shtëpia në fundjavë? Na ktheni përgjigje për këto pyetje. Nëse është diskriminim, tregoni zbatimin e ligjit për personat përgjegjës. Nëse nuk është, duam argumentimin përkatës. Faleminderit. P.S. Ju bëj thirrje të gjithë njerëzve që duan përgjigje për këto pyetje, që ta mbështesin dhe përhapin këtë postim. Duhet t’i detyrojmë të përgjigjen duke reaguar të gjithë bashkë.

SHKARKO APP