Rama i përgjigjet Bashës: Nuk je ti halli im sot

Mes kreut të qeverisë dhe kreut të opozitës ditën e sotme janë shkëmbyer replika për mënyrën sesi po menaxhohet situata e koronavirusit. Pas akuzave të Lulzim Bashës për maskat e skaduara, kryeministri Edi Rama ka bërë disa reagime të njëpasnjëshme ku sulmon kreun e opozitës.

“Luzlim BAsha ndërroje maskën dhe orën, se kjo është një orë e rëndë për Shqipërinë dhe nuk je as ti, as partia jote halli i këtij populli sot, e s’ta ka borxh askush të të shpjegojë tre herë në ditë që s’është gabim, po është faj në mos krim të nxisësh panik me të pavërteta! Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur,quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik,se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor!”,- deklaroi kreu i qeverisë në një postim në Twitter.

Më herët Lulzim Basha u shpreh se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për jetën e qytetarëve. “Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojrat e fjalëve dhe  fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”,- deklaroi kreu i PD-së.

SHKARKO APP