Rama i pret fjalën Shefit të Shtabit të FA-ve: Korrigjoni informacionin gjeneral

Nisur nga moti i keq, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot Zyrën Operacionale në Kryeministri, ku përveç ministrave të linjës dhe drejtuesve të institucioneve të emergjencave, merrte pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Jeronim Bazo.

Por ky i fundit teksa kryeministri e ka pyetur për shembjen e një ure në Vlorë dhe masat që ka marrë ushtria,  u duk të mos kishte dijeni dhe tha se menjëherë pas mbledhjes do të dërgohen njerëzit. Por, kryeministri Rama ia preu fjalën dhe tha se ndërkohë njerëzit janë nisur, duke lënë të fliste për rastin ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Edi Rama: Ndërkohë kemi pasur një shqetësim nga banorët e lumit të Vlorës për shembjen e një ure. Gjeneral nëse mund të thoni dy fjalë për operacionin por edhe konkretisht pasi aty bëhet fjalë për një shembje që ka izoluar një komunitet komplet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jeronim Bazo: Për sa i përket në përgjithësi situatës ne jemi në të njëjtat parametra të gatishmërisë, të pranishëm në të gjithë territorin e vendit pavarësisht përmirësimeve që ka pësuar situata e motit në veri ne prapë të pranishëm 24 orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa po t’i adresohemi çështjes që ju sapo përmendët, ne do dërgojmë njerëzit që kemi aty pranë do i dërgojmë sapo të dalim nga kjo mbledhje që të bëjnë… vlerësimin të… ndërhyjmë me mundësitë tona sepse po them që..

Edi Rama: Ok, pra se duhet të korrigjoni informacionin sepse njerëzit janë nisur ndërkohë gjeneral, kështu që po ja kaloj ministres fjalën për një përditësim me këtë çështje se kemi komunikuar me ministren mbrëmë vonë natën pasi morëm dhe edhe gjithë informacionin nga terreni.

http://www.dailymotion.com/video/x51ghej_rama-me-shefin-e-shtabit_news

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?