Rama i quan ”kazan”, Vlahutin: Paguhen 300 euro në muaj dhe shkarkohen me një sms

Romana Vlahutin ka reaguar sot mbi debatin e fundit publik për profesionalizmin dhe cilësinë e medias. Në takimin “Ditët mediatike të Ballkanit perëndimor”, ambasadorja Vlahutin tha se nevojitet vetërregullim për mediat, pasi ato duhet të qartësojnë politikat editoriale.

“Duhet të punojmë me njeri-tjetrin dhe ta ndihmojmë median. Nëse ka çështje publike ka të paktën 40 kamera, dhe nëse ka çështje sociale ka dy kamera e dy gazetarë. Kjo tregon praktika editoriale. Ka me qindra portale e gazeta dhe televizione. Dhe është shumë e vështirë për ne të lundojmë për të vërtetën në media. Ka dy shtylla. Rregullat dhe vlerat. Duhet vetërregullim i mediave”, u shpreh ambasadorja.

Ajo denoncoi edhe rastet kur gazetarë të paguar pak, shkarkohen nga puna me një mesazh në celular.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është shumë e vështirë të jesh gazetar me 300 euro në muaj dhe që mund të pushohesh me një mesazh. Por duhet të kemi parasysh që jo çdo njeri që flet është një gazetar dhe jo çdo hapësirë është një media. Duhet të ndahet kjo gjë. Duhet patjetër një mbështetje financiare”,tha ambasadorja Vlahutin sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?