Rama: Nuk ia hemi hedhur akoma! E di që ky qëndrim cënon lirinë e qytetarëve, cënon ekonomike e shqiptarëve dhe ekonominë kombëtare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se lufta me koronavirusin nuk ka përfunduar ende. Në një video mesazh në Facebook, kryeministri u shpreh se shumë prej qytetarëve mendojnë se ia hodhëm virusin. Kryeministri tha se nuk është e vërtetë që e keqja ka kaluar.

“Mos e ngatërroni dhimbjen nga pasojat në ekonomike me shkallën e vërtetë të këtij qëndrimi në mbrojtje që po mbajmë. E di që ky qëndrim cënon lirinë e qytetarëve, cënon ekonomike e shqiptarëve dhe ekonominë kombëtare. Ama mos harroni, unë nuk kam të drejtë ta harroj, liritë do të kthehen, ekonomia do të ngrihet”,- tha kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se është shumë i shqetësuar nga humbja e durimit të shumë personave që kërkojnë që të hapen punët dhe kufijtë për të lëvizur.

Rama u shpreh se ne sot jemi një rrezik potencial i vetvetes, pasi sulmi armik nuk na zuri në befasi.

“Të dashur miq, lufta është ende larg së mbaruari. Rasti i Shkodrës na mësoi se cdo ulje e vigjilencës dhe se po dal se mua nuk do të më kapi dhe se cdo nxitim për t’u kthyer në normalitet mund të na kthejë pas dhe të na fusë në qorrsokakun që kemi shmangur me dinjitet. Çdo familje, ndërmarrje, qeveria është në hall. Lufta vjen për të na shtuar hallet jo zgjidhur. Në këtë luftë të hatashme me një armik të padukshëm askush nuk e ka një zgjidhje për gjithçka, askush nuk e ka një përgjigje për çdo dilemë dhe dilemat janë të forta. Askush nuk e di me siguri se ku është fundi. Ne shqiptarët që kemi një vend të vogël, jo me pak halle edhe pa këtë luftë, nuk duhet të harrojmë gjënë më të qarë; sot halli i halleve që na bashkon dhe askush nuk shpëton dot i vetëm është mbrojtja e jetës dhe Shqipërisë nga një katastrofë humanitare”,- tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/222865182358640/

SHKARKO APP