Kryeministri: Jehona bombastike e Shqipërisë turistike vazhdon edhe në Kroaci

Jehonë turizmit në Shqipëri edhe nga mediat kroate.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e televizionit kroat “që i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore”.

“Jehona e suksesit bombastik të Shqipërisë Turistike vazhdon dhe këtë herë janë fqinjët e një vendi superstar në turizëm, Kroacia, ku televizioni RTL i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore. 22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kalua”, shkruan Rama.

SHKARKO APP