Rama ka tre të pëlqyer në PD, mes tyre kundërshtarja…

Pavarësisht luftës së ashpër politike, Edi Rama vlerëson disa figura në Partinë Demokratike. Mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur”, i pyetur se cilët janë ata politikanë kundërshtarë që respekton më shumë, Rama ka dhënë tre emra.

I pari i përket qeverisjes së parë të Partisë Demokratike 1992-1996, ndërsa dy të tjerët kanë qenë pjesë e qeverisjes së dytë të Berishës në vitet 2005-2013.

“Aty ka pasur njerëz me vlerë. Problemi është që vlerat mund të shpërfaqen kur krijohen kushtet. Alfred Serreqi është një politikan që ruaj shumë respekt. Ministri i parë i Jashtëm i PD. Njeri i kulturuar dhe shumë dinjitoz. Një njeri që dukej sikur ishte i vetmi që përdorte lapsin kur i binin ansamblit të Saliut, ishte Ridvan Bode. Pavarësisht të gjithave, bënte diferencën. Mos ishte ai, Saliu do bënte prapë piramidat. Të tretin do dëshiroja të thosha Jozefina Topallin, për një fakt që besoj se meriton respekt, sepse ishte gjithnjë konsekuente, edhe në gabime”, është shprehur Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?