Rama: Kadare mbetet maja e penës së letersisë shqipe

Kryeministri Edi Rama, rubrikën e tij ‘Amarcord’ në rrjetin social ‘facebook’, ia ka kushtuar sot shkrimtarit Ismail Kadare, duke e cilësuar ate, majën e penës së letërsisë shqipe.

“Ismail Kadare, në 81 vjetorin e tij të lindjes, mbetet maja e penës së letersisë shqipe, shkrimtari që e ngriti gjuhën tonë në lartësira të panjohura dhe mbresoi çdo lexues me forcën magnetike të talentit të tij letrar”, shkruan kryeministri Rama.

Fjalët janë të tepërta në këtë episod të kësaj rubrike, shhprehet Rama, po mbase i’a vlen pikërisht ky rast për t’u kujtuar edhe që pas një burri të shquar, siç thoshte frengu Legouvé, qëndron gjithmone një grua e veçantë.

“Gëzuar Ismail Kadare dhe u bëfshin 100 vitet e romanit të jashtëzakonshëm të jetës suaj krijuese!”, shkruan Rama.

SHKARKO APP