Rama: Kam qenë me grip! Është flamë, bëni kujdes

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se do të ndërmerren disa hapa nga qeveria sa i takon pagës minimale.

Në nisje të këtij komunikimi, Rama tregon se ka qenë me grip.

Përshëndetje! Një javë të mbarë! Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht s’të bën për burrë, kur thonë tironsit.

S’e kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategori të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm një milion përfituesit e saj, çka vihet re dhe nga rritja e konsumit. Por duhet akoma, duke nisur nga paga minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. Së shpejti do e vendosim me qeverinë dhe më pas do jua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeverie që është e shumicës dhe jo e disave. Edhe një herë, javë të mbarë dhe më të mirat për ju”, tha Rama në komunikimin e tij.

SHKARKO APP