Rama komenton vendimin e Kushtetueses: Tani koha për zbatimin e reformës
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ligjin e Veting-ut
“Sipas mediave Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD kundër Vetingut! E vonuan po s’e ndalën dot. Tani koha për të nisur zbatimin sa më parë! Të fillojmë spastrimin në Pallatin e Drejtësisë dhe të marrim datën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE #Rilindje? #Shqipëriae Gjeneratës Tjetër…”,- shkruan Edi Rama në një postim në Twitter.
Sipas mediave Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD kundër Vetingut!E vonuan po s'e penguan dot😀Tani koha për të nsiur zbatimin #Rilindje
— Edi Rama (@ediramaal) December 22, 2016

