Rama ndërpret mbledhjen me ministrat, takon një grup të moshuarish

Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një grup të moshuarish që ishin mbledhur jashtë ambienteve ku po mbahej mbledhja. Të moshuarit u shoqëruan fillimisht nga truprojat e kryeministrit dhe më pas u pritën nga Rama, me të cilin zhvilluan një bisedë.

Takimi u zhvillua në një kohë kur qeveria po e vendos komunikimin me qytetarët në qendër të vëmendjes. Gjatë mbledhjes në Pogradec janë prezantuar edhe platformat e reja “Pasqyrë Albania”, “Flamingo Albania” dhe “Radar”.

Një nga të moshuarit tregoi se kishte ardhur për t’i paraqitur një problem familjar, me shpresën se çështja do të marrë zgjidhje. Sipas tij, një 90 vjeçar, i cili është i përndjekur politik, ka dorëzuar dokumentacionin prej më shumë se tre vitesh, por ende nuk ka marrë pagesën që i takon. I moshuari nënvizoi se beson se takimi me kryeministrin do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes, ndërsa shprehu besimin e tij te Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kemi ardhur të takojmë z. Kryeministër. Jam krah i majtë. Kam gjyshin që është i përndjekur politik. Ka bërë internim në Tiranë në vitin 1945. Ka mbi 3 vjet që i ka bërë kartat dhe nuk po merr lekët. Ia kemi marrë çantën me bukë. Jeton me domate dhe kastraveca rrugëve. Kam shpresë se do ta takoj. Është besnik. Kemi besim të plotë vetëm te kryeministri”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?