Rama nevrikoset nga komentuesi: Je qorr apo shurdh?

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë qytetarët për reformën e ujit dhe vendosjen e matësave për pusat. Ndërsa një komentues i kërkon të vërtetën dhe thotë se nëse është e vërtetë duhet t’i vijë turp duke e ‘kërcënuar’ me vota në vitin 2019, Rama i thotë se qeveria nuk ka punë me puset e shtëpive duke përdorur edhe fjalët ‘qorr’ e ‘shurdh’.

Komentues: Lëre kazanin o z.Rama po na thuaj a është e vërteta ajo që do me u vu sahat puseve dhe që do me legalizu puset apo jo nëse është e vërtetë të të vijë turp sepse unë pusin e kam bo me lekët e mia dhe nuk ma ke bo ti me lekët tuaja edhe mos harro se vjen shpejt 2019 dhe do e shoh sa vota do marrësh nëse ti u vë sahat dhe legalizon puset e shtëpive.

Edi Rama: Ore Altin ti je qorr që s’do të shohësh apo je shurdh që s’do të dëgjosh apo çfarë je ti (?) që e lexon këtu sa një parullë që qeveria s’ka punë me puset e shtëpive dhe prapë pyet?! Prandaj nuk e lë kazanin unë, se ti kokën në kazan e mban dhe as sheh e as dëgjon! Të të vijë zor për veten se unë këtë punë kam, më duhet të sqaroj edhe qorra që s’duan të shohin edhe shurdhër që s’duan të dëgjojnë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama komente

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?